Detaje mbi rrëmbimin e Nicolas Maduro-s: U kap nga njësia elitare “Delta Force”

Gazetarja e CBS-it amerikan, Jennifer Jacobs, duke u thirrur në burimet e saj, bëri të ditur se operacionin e rrëmbimit të presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, e kanë kryer pjesëtarë të Delta Force, një njësi për misione speciale.

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi herët në mëngjes se Nicolas Maduro dhe bashkëshortja e tij janë kapur dhe tani ndodhen jashtë vendit, pas sulmeve të fuqishme të kryera ndaj Venezuelës.

Në një bisedë të shkurtër për New York Times, Trump e quajti operacionin “brilant”.

Sipas shkrimit të Wall Street Journal, nënkryetarja e Venezuelës Delcy Rodríguez ndodhet në një vend të sigurt.

Ndërkohë, para publikut u paraqit edhe ministri i Mbrojtjes, Vladimir Padrino López, shtëpia e të cilit gjithashtu është sulmuar. Ai deklaroi se nuk do të negociojë dhe nuk do të dorëzohet, duke theksuar se në fund do të fitojnë.

Kategoritë
BotaLajme