Destabilizimi i veriut të Kosovës nga Beogradi, Maloku: Të gjitha ngjarjet janë në një terr total informativ

Albinot Maloku, analist nga Prishtina në një intervistë për RTV Ora foli rreth situatës në veri të Kosovës, projektit franko-gjerman si dhe mundësisë për konflikt të armatosur.

Sipas Malokut Kurti bëri një zgjedhje kreative duke bërë realizimin e vendimit për targat.

Albinot Maloku: Ishte një vendim i drejtë. Kurti bëri një zgjedhje kreative duke bërë realizimin e vendimit. Situata nuk lidhet me serbët lokal në Kosovë përveçse me Lista Serbe, pas të cilës fshihet Vuçiç. Lista Serbe  gjithmonë ka qenë e konstruktuar nga Vuçiç dhe ka qenë nën dirigjimin e tij. Nuk mund të akuzoj qeverinë e Kosovës se nuk ka vënë në dijeni faktorin ndërkombëtar. Kosova pësoi një presion të lartë nga faktori ndërkombëtar dhe kemi këtë situatë. Nuk shoh se do të ketë tensione.  Për djegjet e makinave ka pasur një reagim nga faktori ndërkombëtar por aspak aq të madh saç ishte pas vendimi të qeverisë për targat.

Kurti thotë se kjo ndodh se Serbia nuk do të pranojë propozimin franko-gjeman, por ku konsiston ky draft?

Albinot Maloku: Ky draft është nënë hije dhe nuk ka transparencë, dimë vetëm atë që është publikuar në media. E gjitha çfarë ka qenë kritikuar është se mungon transparenca. Arsyetimet  qeverisë se duhet të ruhet sekret dialogu nuk kanë sens, duhet që opinioni publik të dijë fazën ku jemi. Qeveria duhet të tregojë se në çfarë faze të dialogut jemi sot. Zhvillohen shumë ngjarje dhe të gjitha janë në  një terr total informativ.  Vuçiç po e shfrytëzon situatën, atje nuk ka një opozitë prosperuese as proeuropiane dhe kjo si është pasojë e një mosgadishmërie e nga faktori ndërkombëtar për të ulur potencën destabilizuese të Serbisë. 

Sa e tensionuar është situata pas largimit të institucioneve serbe?

Albinot Maloku: Dhe në Prishtinë ka interes të vaçantë se si do të rrjedhë situata. Është shqetësuese, rrit vigjilencën e qytetarëve. Ende nuk ka frekuenca që të lënë të mendosh që mund të ketë destabilktet,. Sfiduese është si për qeverinë dhe për institucionet e drejtësisë.  Nuk ka nivel të frikës së pasjes së një mundësie për konflik të armatosur.

Kategoritë
LajmeVendi