Derbi i madh në Turqi, dhjetëra tifozë nga Kosova udhëtojnë drejt Stambollit

Me organizimin e Shoqatës së Fenerbahçes në Kosovë, dhjetëra tifozë kosovarë janë nisur në mëngjesin e sotëm drejt Stambollit për të përkrahur ekipin e tyre të zemrës, Fenerbahçen, në derbin kundër Galatasaray.

Kryetari i Shoqatës së Fenerbahçes, Mahir Mula, ka falënderuar klubin turk, pasi për këtë derbi ka pasur interesim të madh për bileta nga turqit dhe nga gjithë bota. Megjithatë, pavarësisht kërkesës së lartë, klubi ka treguar respekt të veçantë për kosovarët dhe ka siguruar një pjesë të biletave posaçërisht për shoqatën./Gazeta e Re
Kategoritë
LajmeTë ndryshme