Dekleratë e pazakontë e ministrit amerikan të mbrojtjes: Ngushtica e Hormuzit është hapur, por Irani po sulmon anijet

Ministri amerikan i mbrojtjes Pete Hegseth gjatë një brifingu për luftën me Iranin bëri një deklaratë që u tall gjerësisht në rrjetet sociale.

Duke folur për situatën në Ngushticën e Hormuzit, Hegseth tha: “E vetmja gjë që po e pengon tranzitin nëpër Ngushticën e Hormuzit është fakti që Irani po qëllon ndaj anijeve. Ngushtica është e hapur nëse Irani ndalon sulmet.”

Pas publikimit të videos në rrjetet sociale, shumë përdorues reaguan me ironi ndaj deklaratës së tij. Një përdorues në platformën X shkroi:“Unë jam milioner, vetëm se nuk kam para në llogari. Po të kisha para në llogari, do të isha milioner.”

Kujtojmë se mbyllja e Ngushticës së Hormuzit ishte një nga hapat e parë që ndërmori Irani pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj këtij vendi.

Përmes kësaj ngushtice kalojnë shumë cisterna që transportojnë naftë dhe gaz të lëngshëm nga vendet e Lindjes së Mesme. Vlerësohet se rreth 20 për qind e naftës botërore kalon përmes Ngushticës së Hormuzit.

Kategoritë
BotaLajme