Reshjet e borës shkaktuan probleme të mëdha në një pjesë të mirë të Evropës, ku raportet thonë se pjesë të Gjermanisë dhe Austrisë u goditën më keq, me anulimin e ndeshjeve të futbollit.
Në rajonin bavarez të Gjermanisë, bora ka rënë pa pushim mbrëmjen e së premtes dhe mëngjesin e së shtunës. Mëngjesin e sotëm janë anuluar të gjitha fluturimet deri në mesditë dhe nuk funksionon as transporti publik.
Për shkak të kushteve të vështira të trafikut u anulua edhe ndeshja e Bundesligës mes Bayern Munich dhe Union Berlin.
Munich is now under the thick blanket of Snow. It’s been snowing in Munich from past 3 days and now it’s forecasted for today as well.
..
..
..
Never seen such massive snowfall here in #Munich in recent times ❄️⛄️🎄🇩🇪
..
..
..
Record Breaking Snowfall #München #snowymunich
..
..… pic.twitter.com/NIpsy29L7n— Aoon The Traveller (@aoonsafdar) December 2, 2023
Bora e madhe ka rënë edhe në Zvicër gjatë natës, ndaj shumë përdorues të rrjeteve sociale po shpërndajnë video nga Cyrihu që tregojnë edhe se si ka rënë borë që nga mbrëmja e djeshme.
Snow time in Zurich ❄️🏂⛄️ pic.twitter.com/WG0gRMKAW8
— Vibhu Prasad (@Vibhu_Prasad) December 2, 2023
Bora ra edhe në disa pjesë të Austrisë, ndaj edhe atje u anuluan ndeshjet e futbollit. Sot nuk do të luhet ndeshja në Innsbruck mes Tirolit dhe Vienna Rapid.
Një numër vendesh të tjera janë gjithashtu të mbuluara me një batanije të bardhë, disa prej tyre janë Suedia, Finlanda dhe Norvegjia.

