27-vjeçari Hamza dhe e fejuara e tij 40-vjeçare gjermane Gundula, të cilët jetojnë në Vjenë, kanë hasur në bastisje në sallën e dasmave ku ishin për t’u martuar.
Derisa çifti ende nuk i kishte thënë “po” martesës, 12 zyrtarë të Zyrës Federale të Emigracionit dhe Azilit hynë papritur në sallë dhe e kapën Hamzën në një moment të papritur.
27-vjeçari Hamza u arrestua në dasëm para se të martohej
Autoritetet thanë se Hamza mbeti i paligjshëm në vend dhe e larguan të riun nga ceremonia e martesës.
Avokati i Hamzës, Gregor Klammer, tha se “Hamza do të dërgohet në Turqi në orën 19.10 të së martës në mbrëmje. Prej aty pritet të dërgohet në zyrën e rekrutimit ushtarak”.
Sipas gazetës gjermane Bild, nusja, Gundula, shpërtheu në lot pasi që arrestuan të fejuarin e tij
Gundula tha: “Gjatë dasmës, zyrtari u ngrit papritur nga tavolina dhe tha se do të blinte diçka. Kënga Perfect e Ed Sheeran po luante në atë kohë. Dhe papritmas hynë 12 zyrtarë nga Shërbimi Federal i Emigracionit dhe Azilit.”