Çfarë po ndodh në ShBA!? “Garda Kombëtare e Washingtonit e aktivizuar në tërësi”

Sekretari i Mbrojtjes në detyrë i SHBA-së, Christopher Miller, deklaroi se kanë aktivizuar Gardën Kombëtare pas ngjarjeve në Washington, duke theksuar se stafi i tyre “është i betuar për të mbrojtur Kushtetutën dhe qeverisjen demokratike”.

Miller tha në një deklaratë se janë janë takuar me nënpresidentin Mike Pence, Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, Udhëheqësin e Shumicës së Senatit Mitch McConnell, Udhëheqësin e Pakicës së Senatit Chuck Schumer dhe Përfaqësuesin e Maryland-it, Steny Hoyer, së bashku me Shefin e Shtabit të SHBA-së Mark Milley, transmeton AA.

Duke deklaruar se kanë aktivizuar gjithë Gardën Kombëtare të Washingtonit për të ndërhyrë në ngjarje, Miller tha: “Ne jemi gati të sigurojmë mbështetje shtesë nëse gjykohet e nevojshme me kërkesë të autoriteteve lokale. Stafi ynë është i betuar për të mbrojtur Kushtetutën dhe qeverisjen tonë demokratike dhe do të veprojë në përputhje me rrethanat”, tha Miller.

Kategoritë
BotaLajme