Së paku 6 persona janë vrarë nga sulmi raketor të ndërmarrë nga Rusia në objektet civile të qytetin ukrainas të Kryvyi Rih të martën. Nga ky qytet ka prejardhjen presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, transmeton Gazeta Metro.
Guvernatorit i zonës Serhiy Lysak tha në Telegram se sulmi rus ka goditur me raketë një ndërtesë të banueshme 5 katëshe e cila pastaj u përfshi e tëra nga flakët.
Fillimisht u raportua për tre të vdekur por pastaj kryetari i Kryvyi Rih Oleksandr Vilkul tha se numri i viktimave është së paku 6 dhe shumë persona tjerë janë ende të ngujuar nën rrënojat e ndërtesës.
Goditja e qytetit nga ku vjen presidenti ukrainas Zelensky është gjakderdhja e fundit që nga fillimi i luftës në shkurt të vitit 2022. Kujtojmë që forcat ukrainase kanë filluar kundër ofensivën si tentim për të larguar rusët nga territoret ukrainase.Pamjet e publikuara nga qyteti tregojnë zjarrfikës teksa mundohen të shuajnë flakët nga godinat e goditura si dhe në disa makina private.

Zelensky ka thënë se këto sulme me raketa janë akt terrorist. Ai shtoi se vrasësit rus janë duke vazhduar luftën ndaj ndërtesave banuese dhe qytetarëve.
Sulmi ajror rus ka vazhduar gjatë natës dhe ka pasur disa objektiva në disa qytete./gazetametro.net