Bill Gates, një nga bashkëthemeluesit e Microsoft, bëri një parashikim për inteligjencën artificiale dhe deklaroi se së shpejti secili nga ne do të ketë një robot asistent personal.
Ai shtoi se “softueri ende është mjaft i prapambetur”, por parashikoi se kjo do të ndryshojë krejtësisht në pesë vitet e ardhshme.
Këto komente vijnë në një kohë kur bota po shikon avancimin në teknologjinë AI, me shfaqjen e platformave të reja si ChatGPT e OpenAI, Bing i Microsoft, Google Bard dhe Grok i Elon Musk.

