Bernie Sanders i bëri thirrje Kongresit Amerikan të bllokojë ndihmën ushtarake për Izraelin: “Mjaft është mjaft”

Bernie Sanders i bëri thirrje Kongresit Amerikan të bllokojë ndihmën ushtarake për Izraelin: “Mjaft është mjaft”

Senatori amerikan dhe ish-kandidati për president të SHBA-së, Bernie Sander, i bëri thirrje Kongresit amerikan të bllokojë ndihmën ushtarake për Izraelin.

Duke iu referuar marrëdhënieve amerikano-izraelite, Sanders tha se lufta në Rripin e Gazës u shkaktua nga sulmi barbar i Hamasit, por ai gjithashtu theksoi se përgjigja e Izraelit ishte joproporcionale, imorale dhe një shkelje e ligjit ndërkombëtar.

“Mjaft është mjaft. Tatimpaguesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk duhet të jenë më bashkëpunëtorë në shkatërrimin e jetëve të burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm në Gaza,” tha Sanders.

Gjithashtu, Sanders bëri një sërë kritikash ndaj Benjamin Netanyahut.

“Mjaft është financimi amerikan i luftës imorale, brutale dhe jashtëzakonisht disproporcionale të Netanyahut kundër popullit palestinez. Kongresi duhet të refuzojë çdo përpjekje për të autorizuar dhjetë miliardë dollarë ndihmë ushtarake të pakushtëzuar për qeverinë e krahut të djathtë të Benjamin Netanyahut,” tha Sanders.

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova