



Presidenti zviceran Guy Parmelin e cilësoi zjarrin si një nga tragjeditë më të rënda që ka goditur Zvicrën.
Ai konfirmoi se mes të plagosurve ka persona në gjendje të rëndë.
Zjarrfikësit arritën ta vënë zjarrin nën kontroll.
Parmelin falënderoi vendet që ofruan mbështetje pas tragjedisë, duke përmendur veçanërisht Francën fqinje, Gjermaninë dhe Italinë.
Ai tha se përmes ministrive të punëve të jashtme po vendoset komunikim me familjet e viktimave të huaja.
“Autoritetet po zhvillojnë hetime për rrethanat e sakta të këtij incidenti”, tha Parmelin.
Ai shtoi se flamujt do të ulen në gjysmështizë për pesë ditë.
Komandanti i policisë, Frédéric Gisler, deklaroi se 40 persona kanë humbur jetën dhe 115 janë plagosur.
Prioriteti në ditët në vijim do të jetë identifikimi i personave që kanë ndërruar jetë.
Gisler tha se pret që mes viktimave të ketë edhe disa shtetas të huaj.
Kryeprokurorja Beatrice Pilloud deklaroi se autoritetet do të hetojnë shkakun e zjarrit, por theksoi se procesi do të marrë kohë.
Shumë dëshmitarë janë marrë në pyetje, ndërsa telefonat e gjetur në vendngjarje do të analizohen.