Austria kërcënohet me bllokadë të plotë, sindikatat njoftuan se 900,000 punëtorë mund të dalin në grevë

Austria kërcënohet me bllokadë të plotë, sindikatat njoftuan se 900,000 punëtorë mund të dalin në grevë

Kreu i Konfederatës së Sindikatave të Austrisë, Wolfgang Katzian, u ka bërë thirrje punëtorëve në industrinë metalike të vendit të bien dakord për një marrëveshje kolektive të bazuar në inflacionin prej 9.6 për qind.

Nëse kjo nuk ndodh, Katzian kërcënoi se më shumë se 900,000 punëtorë mund të hyjnë në grevë. Krahas sindikatës së punëtorëve të industrisë së metalit, për rritje të pagave dhe rregullim të kostos së jetesës po luftojnë edhe sindikatat e sektorit privat të shëndetësisë, kujdesit dhe social, ku kërkohet një rritje prej 15 për qind.

“Në shitjen me pakicë, ku ka rreth 430 mijë të punësuar, çdo cent aktualisht kthehet tre herë në tryezën e bisedimeve. Kompanitë kanë ofruar një rritje prej pesë për qind, duke përfshirë një pagesë të njëhershme prej 800 euro. Sindikata kërkon 9.5 rritje për qind, duke përfshirë një shumë fikse. nuk arrihet një marrëveshje këtu, deri në 900,000 punonjës mund të hyjnë në grevë”, tha Katzian.

Siç është paralajmëruar, zyrtarët në Austri duhet të organizojnë takime me sindikatat në ditët në vijim dhe mund të rrisin pagat me 9.15 për qind. Më parë, kjo përqindje ishte rënë dakord si rritje për nëpunësit civilë.

Gjithashtu u njoftua se pensionet do të rriten me 9.7 për qind në vitin 2024./Gazeta e Re

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova