Me vendim të kryeparlamentarit të Republikës së Turqisë viti 2021 ishte shpallur “Viti i Himnit Kombëtar”. Në kuadër të aktiviteteve kulturore të organizuara nga Parlamenti turk, më datën 27-30 shtator 2021 në bashkëpunim me INCSOS (International Congress on Social Sciences) u organizua edhe Kongresi Ndërkombëtar me temën bosht “Mehmet Akif Ersoji dhe 100 vjetori i Himnit Kombëtar në Dimensione Universale”.
Kongresi u organizua nën përkujdesjen e Kryetarit të Parlamentit të Turqisë prof. dr. Mustafa Shentop dhe me bashkëpunim me Institutin e Historisë në Ankara, Universitetin “Yıldırım Beyazit”, TIKA, Ministria e Kulturës etj.
Në kongres morën pjesë 61 studiues nga 28 vende të botës. Organizatorët ishin përkujdesur që të ftonin pjesëmarrës nga gjeografia në të cilën ishte gjendur vetë Mehmet Akifi, apo i kishte përmendur në poemën e tij 7 vëllimeshë. Për rezultat pjesëmarrësit ishin nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia Kroacia, Xhezairi, Çadi, Fasi, Palestina, Franca, Gjeorgjia, India, Iraku, Irani, Kazakistani, Kërgëzistani, Qiproja Turke, Libia, Libani, Exhipti, Uzbekistani, Rusia, Sanxhaku (Novi Pazari), Sudani, Tataristani, Tunusi, Turkija, Ukraina dhe Jordani, ku u referuan tema nga më të ndryshme mbi personalitetin dhe vepren e Mehmet Akif Ersojit.
Kosova u përfaqësua nga historiani dhe osmanisti Agron Islami dhe turkologu, Besir Neziri. A. Islami prezantoi me kumtesën ‘’ Mehmet Akifi ne Bibliografinë shqipe në Kosovë” dhe Besir Neziri me kumtesën “ Përceptimi i Mehmet Akifit te Shqiptarët”
Seanca e fundit e Kongresit u mbajte në ambientet e Parlamentit të Madh të Republikës së Turqisë, me ç’rast një fjalë rasti e mbajti edhe Kryetari i Parlamentit të Turqisë, Prof. dr. Mustafa Shentop, i cili ndër të tjera theksoi se, “Babai i Mehmet Akifit ishte nga rrethina e Pejës në Republikën e Kosovës, ndërsa nëna e tij ishte nga Buharaja e Uzbekistanit. Bashkimi i këtyre dy kulturave ishte një indikator që Mehmet Akifi të jetë një personalitet që përmes poezisë të përcjell mesazhe jashtë Stambollit dhe Ankaras”.