Anëtarja e KQZ-së, Myfera Shinik, pretendon se ka marrë mesazh fyes nga ish-deputeti Rasim Demiri

Gjatë mbledhjes së djeshme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, anëtarja e KQZ-së, Myfera Shinik, ka bërë të ditur se në telefonin e saj ka pranuar një mesazh me përmbajtje fyese. Sipas Shinikut, mesazhi dyshohet të jetë dërguar nga ish-deputeti i subjektit politik VAKAT, Rasim Demiri.

Shinik ka lexuar para anëtarëve të tjerë pjesë nga mesazhi, duke e cilësuar atë si të papranueshëm dhe denigrues.

https://www.facebook.com/reel/1130658709143601

Kategoritë
LajmeVendi