Analisti boshnjak publikon dokumente për vendndodhjen e 48 bazave ofensive që Serbia vendosi në kufirin me Kosovën

Analisti boshnjak publikon dokumente për vendndodhjen e 48 bazave ofensive që Serbia vendosi në kufirin me Kosovën

Analisti dhe gazetari boshnjak Jasmin Mujanoviq ka publikuar një sërë dokumentesh, që ai thotë se ofrojnë një përshkrim të detajuar, të vendondodhjes të 48 bazave operuese ofensive të vendosura nga Serbia afër kufirit me Kosovën.

“Kam marrë një sërë dokumentesh që ofrojnë një përshkrim të detajuar të pranisë së Rusisë në arkitekturën politike/sigurie të Serbisë, pretendimet e Rusisë duke trajnuar forcat speciale në SRB por edhe entitetin RS të BiH + vendndodhjet e dhjetëra objekteve ushtarake serbe përgjatë kufirit të Kosovës”, shkruan Mujanoviq në Twitter.

Është kryeministri Kurti ai që javët e fundit e ka përsëritur se rreth Kosovës janë 48 baza ushtarake serbe.

Për këtë arsye, Kurti ka thënë se është e nevojshme që në Kosovë të rritet numri i forcave të KFOR-it.

“Por rreth Kosovës janë 48 baza ushtarake serbe. Rusia dhe Serbia punojnë ngushtë së bashku në politikën ushtarake, ata ndërmorën gjithsej 104 manovra dhe aktivitete së bashku në vitin 2021 – disa nga forcat e armatosura bjelloruse ishin gjithashtu të përfshira”, kishte thënë Kurti në një deklarim së fundmi. /Reporteri.net/

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi
Reklamë: ABE Kosova