Ambasadori i Turqisë zhvillon vizitë në Prekaz

Fillimisht, ambasadori Angılı vendosi kurora me lule për rënien e heroit kombëtar Adem Jashari dhe familjes së tij, ndërsa më pas vizitoi edhe shtëpinë e Jasharëve.

Ambasadori i Türkiye-s në Kosovë, Sabri Tunç Angılı ka vizituar fshatin Prekaz në Skënderaj ku ndodhet varri i komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Adem Jashari dhe familjes së tij, raporton Anadolu.

Fillimisht, ambasadori Angılı vendosi kurora me lule për rënien e heroit kombëtar Adem Jashari dhe familjes së tij, ndërsa më pas vizitoi edhe shtpëinë e Jasharëve.

Ambasadori Angılı u prit nga Rifat Jashari, vëllai i Adem Jasharit, derisa pas takimit me Rifat Jasharin tha për AA se Kosova zë një vend të veçantë në zemrat e popullit turk.

Angılı tha se Türkiye e ka përkrahur dhe vazhdon ta përkrahë popullin e Kosovës në çdo mënyrë.

“Kosova ka një vend të veçant në zemrat tona. Pas tërmetit të 6 shkurtit, Kosova ishte një nga vendet e para që i erdhi në ndihmë popullit turk. Ne nuk do ta harrojmë kurrë këtë. Jam këtu sepse desha ta shoh me sytë e mi se si filloi përpjekja për pavarësi”, tha Angılı.

Rifat Jashari nga ana tjetër shprehu falënderime për Turkiye-n dhe i dërgoi ngushëllime gjithë atyre që humbën më të dashurit e tyre nga tërmeti i 6 shkurtit në Turkiye duke u lutur që të gjallëve Zoti t’u jep forcë dhe durim, ndërsa të vdekurit “Zoti t’i ketë marrë në mëshirën e Tij”.

“Së pari e falënderoj ambasadorin e Turkiye-s në Kosovë, e falënderoj edhe presidentin Erdoğan që edhe gjatë periudhës së luftës ishte në krahun tonë, në ndihmën tonë dhe sot e asaj dite përsëri është me ne dhe na ndihmon në të gjitha mënyrat. Besoj që do të jemi gjithmonë bashkë dhe kjo është dëshmuar pasi u bë sheshi ‘Adem Jashari’ në Sivas dhe besoj se kjo lidhje do të jetë brez pas brezi”, tha Jashari.

– Masakra e Prekazit

Forcat serbe, të përbëra nga afërsisht 5 mijë pjesëtarë më 5, 6 dhe 7 mars 1998 bllokuan shtëpinë e Adem Jasharit në fshatin Prekaz dhe në sulmet e tyre me tanke dhe armë të rënda vranë 55 persona, përfshirë gra, fëmijë dhe pleq nga familja Jashari.

Masakrës i shpëtoi vetëm Besarta, vajza 10-vjeçare e Hamëz Jasharit.

Sulmi i njohur si “Masakra e Prekazit”, konsiderohet si një nga pikat e kthesës në ndërhyrjen ndërkombëtare të NATO-s në Kosovë.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi