Ambasada Amerikane reagon pak para votimit të presidentit: I bën thirrje opozitës të qëndrojë në sallë

Ambasada Amerikane pak para votimit të presidentit të Kosovës, ka shpërndarë një kolumnë të ambasadorit Philip Kosnett, ku mes tjerash i bën thirrje opozitës që t’i sigurojë Vjosa Osmanit kuorumin e nevojshëm.

Në njoftimin e ambasadës të publikuar në rrjetin social Facebook, thuhet se Qeveria Amerikane ka qëndrimin e njëjtë.

“Ne përkrahim votimin në Kuvend për presidentin”, thuhet mes tjerash në këtë njoftim, raporton Demokracia.com.

Njoftimi i plotë:

Qëndrimi i Qeverisë Amerikane nuk ka ndryshuar. Ne përkrahim votimin në Kuvend për presidentin. U bëjmë thirrje të gjithë deputetëve që të përmbushin detyrat e tyre ndaj popullit të Kosovës duke marrë pjesë në votim që të sigurohet kuorumi për presidentin.

Kategoritë
BotaLajme