Aktori turk Kanbolat Görkem Arslan ndërron jetë pas një ataku kardiak: Luajti në “Ezel” dhe “Osmani”

Aktori turk Kanbolat Görkem Arslan ka ndërruar jetë në moshën 45-vjeçare si pasojë e një ataku kardiak. Publiku do ta kujtojë për rolet e tij në serialet “Ezel”, “Osvajaç Osman” dhe prodhime të tjera.

Ai u ndje keq mbrëmë në banesën e tij në Beyoğlu dhe më pas u dërgua në spital. Mjekët konstatuan se kishte pësuar sulm në zemër, por fatkeqësisht nuk arritën ta shpëtonin.

Përveç serialeve të përmendura, Arslan ka luajtur edhe në shumë projekte të tjera filmike dhe televizive, si “Destan”, “Poyraz Karayel”, “Yer Gök Aşk”, “Wild Heart”, etj.

Karrierën e nisi në teatër, përpara se të angazhohej në projekte televizive. Shumë kolegë i kanë shprehur ngushëllimet në rrjetet sociale, përfshirë aktoren Emel Çölgeçen, me të cilën kishte luajtur në serialin “Poyraz Karayel”.

“Lamtumirë, miku im. Jam shumë e pikëlluar. Nuk ka fjalë për ta përshkruar këtë dhimbje. U prehsh në paqe. Jam shumë e trishtuar, i dashuri im”, ka shkruar ajo në profilin e saj në Instagram.

Kategoritë
BotaLajme