Aksioni në “Eko Regjioni”, dy persona arrestohen për keqpërdorim në prokurorim publik

Aksioni në “Eko Regjioni”, dy persona arrestohen për keqpërdorim në prokurorim publik

Një aksion është zhvilluar të hënën nga ana e Prokurorisë Speciale në ndërmarrjen publike “Eko Regjioni” në Prizren.

Aksioni i cili tashmë ka përfunduar ka rezultuar me arrestimin e dy personave për keqpërdorim të pozitës dhe mashtrim në prokurim publik.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se të arrestuarit janë A.G dhe R.Z.

Sipas Prokurorisë Speciale, A.G. dyshohet për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa R.Z. dyshohet për “Keqpërdorim dhe Mashtrim në prokurimin publik”.

Gjatë hetimeve, hetuesit policorë kanë kryer bastisje në disa lokacione në Prizren dhe Ferizaj, përfshirë ambientet e ndërmarrjes publike “Eko Regjioni” dhe të një subjekti privat.

Bastisjet u realizuan në kuadër të hetimeve për dyshimet mbi një aktivitet të dyshuar tenderimi.

Nga kontrolli janë sekuestruar një pushkë automatike AK-47 si dhe para të gatshme, si prova materiale që lidhen me hetimet.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë ritheksuar përkushtimin e tyre në luftën kundër korrupsionit dhe keqpërdorimeve në prokurime publike, duke bërë të ditur se hetimet do të vazhdojnë.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi