Abdixhiku i përgjigjet Kurtit: Fjala e dhënë ka peshë – s’ka pozitë, pushtet e ofertë që mund të shkelë mbi këtë vlerë

reu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i është kundërpërgjigjur kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, i cili tha se nuk po e kupton këtë parti se pse nuk po pranon të bashkëpunojë me Vetëvendosjen, në asnjë nivel.

Abdixhiku ka thënë se nuk çuditet pse Kurti s’e kupton këtë, duke shtuar se fjala e dhënë ka peshë dhe se s’ka pozitë, pushtet apo ofertë që mund të shkelë mbi këtë vlerë, shkruan Reporteri.net.

“LDK-në mund ta sulmoni. Mund dhe ta ofendoni – por vetëm kaq keni mundësi. Nuk ju vie rendi për më shumë. LDK po ecën drejtë. Në rrugën e vet. Për vete dhe për Republikën që e krijoj vet. Zot politik, kjo LDK, ka vetëm elektoratin e vet dhe koha e LDK-së nuk ndërtohet në prehërin e askujt. LDK ka shtratin e vet; lumi i saj rrjedhë fort gjithëherë. Sepse ishim, jemi dhe do të mbesim të vërtetë. Krenar e faqebardhë dhe me besim të fortë në të ardhmen e popullit tonë”, ka shkruar Abdixhiku,

Ai ka drejtuar akuza ndaj Kurtit, duke thënë se për tetë muaj bllokon shtetin duke thënë se i ka votat por s’po e lenë, “dhe në fund mashtron”.

“…një njeri që për 48 herë e shkelë Kushtetutën dhe mburret se çfarë po bën; një njeri që uzurpon institucionet duke qenë herë kryeminsitër e herë deputet; një njeri që s’respekton Gjykatat e Republikës siç respektohen ato në shtetin ku ai rritë familjen e vet; nje njeri që vendoset mbi prokurorinë e mbronë të korruptuarit partiak veç se janë të tijë; një njeri që vetëm ofendon e vetëm përçanë kudo që prekë; një njeri që akuzon kundërshtarët politik, shtëpinë e madhe të demokracisë me tradhëtarë të Serbisë veç pse mendojnë ndryshe nga ai; një njeri që na ofendon eletoratin me ‘hajvanat’ dhe pret shtrirje qafe më pas; një njeri që na izolon Republikën e vet, e na e humbet te ardhmen e fëmijëve në këtë shtet; një njeri që nuk e kupton bashkëpunimin, unitetin, e afrimin si akt patriotik sot; një njeri që ndryshon pa merzi secilin premtim publik; – një njeri i tillë, natyrisht se nuk e kupton se çka do të thotë parimi i drejtë në jetë”, thuhet në postim.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi