Të dhënat zbuluan tentativat për vetëvrasje midis janarit të vitit 2024 dhe korrikut të vitit 2025, duke theksuar se 12 për qind e këtyre tentativave ishim shumë serioze, 88 për qind ishin të moderuara, prej të cilave 36 rezultuan në vdekje
Të dhënat zyrtare tregojnë se gjithsej 279 ushtarë izraelitë kanë kryer tentativë për vetëvrasje gjatë 18 muajve gjatë luftës së Tel Avivit në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.
Transmetuesi publik izraelit KAN tha se një raport i ri nga Qendra e Hulumtimit dhe Informacionit e Knessetit tregoi “të dhëna shqetësuese në lidhje me tentativat e vetëvrasjes midis ushtarëve izraelitë”.
Të dhënat zbuluan tentativat për vetëvrasje midis janarit të vitit 2024 dhe korrikut të vitit 2025, duke theksuar se 12 për qind e këtyre tentativave ishin shumë serioze, 88 për qind ishin të moderuara, prej të cilave 36 rezultuan në vdekje.
Sipas raportit, 124 ushtarë izraelitë kanë vdekur nga vetëvrasja që nga viti 2017 deri në korrik të vitit 2025, me 68 për qind që shërbejnë në shërbim të detyrueshëm ushtarak, 21 për qind janë rezervistë dhe 11 për qind në detyrë të përhershme.
Raporti tregoi një rritje të konsiderueshme të rasteve të vetëvrasjeve midis rezervistëve që nga viti 2023, duke e lidhur këtë me një rritje të numrit të ushtarëve në detyrë aktive që nga shpërthimi i luftës në Gaza.
“Epidemia e vetëvrasjeve, e cila pritet të rritet me përfundimin e luftës, kërkon krijimin e sistemeve të vërteta mbështetëse për ushtarët, punën për t’i dhënë fund luftërave dhe arritjen e paqes së vërtetë”, tha Ofer Cassif, një anëtar i krahut të majtë në Knesset.
“Qeveria që po dërgon ushtarët e saj në luftë dhe i lë ata të përballen me pasojat, po punon kundër tyre”, shtoi ai, duke bërë thirrje që raporti të përgatitet.
Që nga tetori i vitit 2023, Izraeli në sulmet në Gaza ka vrarë të paktën 68.500 palestinezë dhe ka plagosur më shumë se 170 mijë të tjerë.
Lufta vdekjeprurëse u ndal sipas një marrëveshjeje armëpushimi që hyri në fuqi më 10 tetor sipas planit 20-pikësh të presidentit të SHBA-së, Donald Trump.














