​Shala deklarohet i pafajshëm, aktakuzën e Speciales e quan qesharake

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala është deklaruar i pafajshëm para trupit gjykues në Gjykatën Speciale. Duke e quajtur e aktakuzën e Prokurorisë Speciale si qesharake, Shala tha se nuk e ndjen vetën që ka bërë ndonjë krim, përveç që ka mbrojtur atdheun dhe popullin e Kosovës.

Ish-komandant “Ujku” gjatë paraqitjes së tij të parë në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, tha se nuk ka pas nevojë për filma, pasi vetëm me anë të një ftese, ai do të ishte paraqitur në gjykatë.

Shala: Nuk e ndjej vetën që kam bërë një krim

 

“Unë nuk e ndjej vetën që kam bërë një krim, pos që kam mbrojtur atdheun tim dhe popullin tim. Jam i pafajshëm plotësisht…Unë disa herë kam ardhur në Tribunalin e Hagës në 2004, 2005, 2007 dhe në EULEX 2016, nuk ka pasur nevojë të bëhet arrestimi. Ky lloj filmi, vetëm një ftesë dhe unë isha paraqit vet”, tha ai.

Ndërkohë, gjykatësi Nicolas Guillou tha se aktakuza ndaj Shalës është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020.

Guillou: Akuzohet për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe paligjshme

 

“ Më 12 qershor 2020 konfirmova aktakuzën e paraqitur nga prokurori i specializuar kundër të akuzuarit në të cilën ai akuzohet për krime të luftës si në vijim: Pika 1, ndalim arbitrar, pika 2 trajtim mizor, pika 3 torturë dhe pika 4 vrasje e paligjshme”, tha ai.

Por të gjitha këto, ish komandanti i UÇK-së i quajti qesharake.

Shala: Qesharake më duken

 

“Po i kuptova, qesharake më duken”, tha ai.

Pas kësaj, u caktua më23 prill në orën 11:00 mbajtja e konferenca mbi ecurinë e çështjes ndaj Shalës.

Kategoritë
LajmeVendi