​Osmani: Vettingu, ndër shtyllat kryesore për të cilën do të punojnë institucionet e reja të Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani ka pritur sot në një takim shefin e EULEX-it në Kosovë Lars-Gunnar Wigemark, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në vend dhe bashkëpunimin mes institucioneve të vendit dhe misionit evropian.

Osmani njoftoi Wigemark mbi hapat që institucionet e vendit synojnë t`i ndërmarrin në rritjen e efikasitetit në institucionet e drejtësisë. Ajo, në veçanti përmendi procesin e vettingut së një ndër shtyllat kryesore për të cilën do të punojnë institucionet e ardhshme të Kosovës.

Kategoritë
LajmeVendi