​Benevento e ndal Juventusin

Juventusi nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 me Beneventon në xhiron e nëntë të kampionatit italian, Serie-A.

Gjithçka sa i përket rezultatit u vendos në pjesën e parë. Fillimisht Alvaro Morata e kaloi Juventusin në epërsi pas 21 minutave lojë, kurse shifrat i barazoi në minutat shtesë të pjesë së parë, Letizia.

Në fraksionin e dytë ishte Juventusi që e dominoi ndeshjen duke kërkuar golin e tre pikëve, por që vendasit me një mbrojtje të ngjeshur ia mohuan fitoren “Zonjës së Vjetër”.

Pas nënte ndeshjeve, Juventusi gjindet në vendin e pestë me 17 pikë.

Kategoritë
LajmeVendi