Zyra e Netanyahut: Nuk do të ketë ushtri turke në Rripin e Gazës

Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu ka bërë të ditur se nuk do të lejohet prania e ushtrisë turke në Rripin e Gazës, duke reaguar ndaj raporteve mediatike për mospajtime gjatë takimit të djeshëm midis Netanyahut dhe shefit të inteligjencës egjiptiane, Hassan Rashad.

“Nuk ka mospajtime. Nuk do të ketë pjesëmarrje turke,” – thuhet në reagimin e Zyrës së Kryeministrit për The Times of Israel.

Sipas Sky News Arabia, Netanyahu ka refuzuar pjesëmarrjen e mundshme të Turqisë në forcat paqeruajtëse që mund të vendosen në Gazë, duke cituar një burim palestinez. I njëjti burim ka bërë të ditur se kryeministri izraelit ka “hedhur poshtë plotësisht” edhe idenë për përfshirjen e forcave të sigurisë së Autoritetit Palestinez të trajnuara nga Egjipti dhe Jordania.

“Netanyahu ngul këmbë që së pari të zbatohen kushtet e fazës së dytë — pra çarmatimi i Hamasit dhe heqja dorë nga kontrolli mbi Gazën — përpara se të diskutohet për ndonjë administratë lokale apo forca sigurie që do të vepronin në territor,” ka shtuar burimi palestinez për median britaniko-emiratase.

Kategoritë
BotaLajme