Zv/presidenti amerikan Vance, optimist për vazhdimin e armëpushimit në Gaza

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, J.D. Vance deklaroi se procesi i armëpushimit i arritur në Gaza nuk do të jetë i lehtë, por se është optimist se do të vazhdojë

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, J.D. Vance deklaroi se procesi i armëpushimit i arritur në Gaza nuk do të jetë i lehtë, por se është optimist se do të vazhdojë, transmeton Anadolu.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u takua me zv/presidentin amerikan Vance në Zyrën e Kryeministrit në Kudsin Perëndimor. Netanyahu dhe Vance folën me gazetarët para takimit ndërmjet delegacioneve.

Vance theksoi procesin e armëpushimit të arritur në Gaza, duke deklaruar se ky kuadër përfshin qëllime të tilla si çarmatimi i Hamasit, rindërtimi i Gazës dhe sigurimi që Hamasi “të mos përbëjë sërish kërcënim” për Izraelin.

“Kemi një detyrë shumë të vështirë përpara nesh”, tha Vance duke shtuar se procesi i armëpushimit i arritur në Gaza do të jetë i vështirë. Ai shtoi se procesi nuk do të jetë i lehtë dhe se mbetet shumë për t’u bërë, por ai është optimist se armëpushimi do të vazhdojë.

Ndërsa Netanyahu duke iu përgjigjur lajmeve se ata po “vazhdojnë armëpushimin në Gaza për shkak të presionit të SHBA-së”, tha se “Ne nuk jemi nën mbrojtjen e SHBA-së. Izraeli do të vendosë për sigurinë e tij. Kur bëhet fjalë për sigurinë e Izraelit, ne do të bëjmë çfarë të duhet”.

Kur u pyet nëse do të pranonte apo jo vendosjen e personelit turk të sigurisë në Gaza, Netanyahu u përgjigj në mënyrë indirekte se ishte kundër kësaj. “Kam pikëpamje të forta për këtë çështje (vendosjen e personelit turk të sigurisë në Gaza)”, tha ai.

Kategoritë
BotaLajme