mbasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka theksuar rëndësinë e çdo vote në zgjedhjet lokale që mbahen këtë të diel, shkruan Reporteri.net.
Ai bëri thirrje që votuesit të dalin dhe të respektohet procesi demokratik, duke e cilësuar këtë test për demokracinë e vendit.
Orav nënvizoi se zhvillimi i suksesshëm i zgjedhjeve hap mundësi të reja për Kosovën.
“Me zgjedhjet lokale që mbahen këtë të diel, u bëj thirrje të gjithë votuesve me të drejtë vote, pavarësisht përkatësisë etnike apo preferencës partiake, të dalin në votime dhe të zgjedhin përfaqësuesit e tyre. Është thelbësore që procesi i votimit të zhvillohet në mënyrë të lirë, të drejtë dhe gjithëpërfshirëse, që vullneti i votuesve të respektohet dhe rezultatet të zbatohen. Këto zgjedhje lokale janë një provë për demokracinë e Kosovës. Kalimi me sukses i kësaj prove i hap Kosovës mundësi të reja”, ka thënë Orav.
/Reporteri.net/