Presidenti i Ukrainës, Zelenskyy tha se ushtria ukrainase ka çliruar një kodër që ndodhet në kufijtë e qytetit Horlivka në rajonin Donetsk dhe se ka marrë nën kontroll pozicionet ruse
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy njoftoi se ushtria ukrainase ka çliruar një kodër që ndodhet në kufijtë e qytetit Horlivka në rajonin Donetsk dhe se ka marrë nën kontroll pozicionet ruse, transmeton Anadolu.
Përmes një deklarate nga llogaria e tij në median sociale, Zelenskyy vuri në dukje se njësitë ukrainase kanë shënuar përparim në Horlivka.
Ai vuri në dukje se grupi sulmues i Brigadës së 24-t të Mekanizuar “Mbreti Danil” ka arritur sukses në Horlivka.
“Trupat tona, pavarësisht kushteve të vështira kanë çliruar një prej kodrave që përbëhet nga mbetjet e mineraleve në Horlivka dhe mori nën kontroll pozicionet e armikut. Tani flamuri unë valëvitet në majë. Horlivka është e Ukrainës, Donbasi është i Ukrainës”, tha Zelenskyy.
