Presidenti i Ukrainës, Voldymyr Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, derisa ka shkruar se nëse Trump mund ta ndal luftën në Lindjen e Mesme, mund ta ndal edhe atë ruse.
“Fola me Presidentin Trump. Ishte një bisedë e mirë, shumë produktive. E përgëzova për suksesin dhe marrëveshjen që arriti në të vërtetë për Lindjen e Mesme, e cila është një rezultat i fortë. Dhe nëse mund ta ndalojmë luftën në atë rajon, luftërat e tjera me siguri mund të ndalen, përfshirë këtë luftë ruse”, shkroi Presidenti ukrainas Voldymyr Zelensky në Telegram.
“E informova Trumpin për sulmet ruse ndaj energjisë sonë. Jam mirënjohës për gatishmërinë e tij për të na mbështetur. Diskutuam mundësitë e forcimit të mbrojtjes sonë ajrore dhe marrëveshjet përkatëse. Ka mundësi të mira.”
“Ka mundësi të mira, ide të forta se si ta forcojmë vërtet veten”, argumenton udhëheqësi ukrainas.
“Ne kemi nevojë për gatishmërinë e rusëve për të marrë pjesë në diplomacinë e vërtetë. Kjo mund të arrihet përmes forcës. Faleminderit, z. President!”, pohon Zelensky.