Zelensky mbërrin në Shtëpinë e Bardhë për takimin me Presidentin Trump

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, ku pritet të zhvillojë një takim zyrtar me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Dy liderët u përshëndetën me një shtrëngim duarsh përpara hyrjes kryesore, përpara se të hynin në ambientet e brendshme për takimin e tyre.

Pritet që në fokus të bisedimeve të jenë mbështetja ushtarake dhe financiare për Ukrainën, si dhe zhvillimet më të fundit në frontin lindor të vendit.

Kategoritë
BotaLajme