Zbulohen letra nga ushtarët e Luftës së Parë Botërore në shishe në një plazh të Australisë

Brenda ishin letra nga ushtari Malcolm Alexander Neville i Australisë Jugore dhe William Kirk Harley, të dyja të shkruara në vitin 1916 gjatë luftës

Dy letra të shkruara nga ushtarët e Luftës së Parë Botërore u gjetën të mbyllura brenda një shisheje që doli në breg në një plazh të largët të Australisë perëndimore, transmeton Anadolu.

Shishja u zbulua nga Debra Brown, një grua vendase dhe familja e saj, teksa pastronin plazhin Wharton.

Brenda ishin letra nga ushtari Malcolm Alexander Neville i Australisë jugore dhe William Kirk Harley, të dyja të shkruara në vitin 1916 gjatë luftës.

Gruaja gjurmoi stërnipin e ushtarit Neville, Herbie Neville, nga Australia jugore, i cili më pas e përshkroi zbulimin si “të pabesueshëm” për familjen. “Ka qenë e mahnitshme se sa shumë gjëra kanë dalë në sipërfaqe gjatë kohës së tij të shkurtër në Luftën e Parë Botërore”, tha Neville.

Letra e ushtarit Neville zbuloi se ai u rekrutua për herë të parë në fillim të vitit 1916, por u lirua një muaj më vonë për shkak të shikimit të dobët, megjithatë ai u riregjistrua vetëm një javë më pas, duke u bashkuar me trupat e shërbimit dhe më vonë u vra në Francë në moshën 28-​​vjeç.

Letra e dytë i përkiste William Kirk Harley, i cili i mbijetoi luftës. Mbesa e tij, Ann Turner, e përshkroi letrën si “një mrekulli”. “Jemi të gjithë absolutisht të tronditur. Ka pesë nipër e mbesa që janë ende gjallë”, tha Turner.

Kategoritë
BotaLajme