Këngëtares amerikane Jennifer Lopez i është ndaluar hyrja në butikën Chanel në qendrën tregtare Istinye Park në Stamboll, raportuan mediat lokale. Ajo reagoi thjesht, ashtu si shumë yje të tjerë do të kishin vepruar.
Kur rojtari i sigurisë i tha se nuk mund të hynte, Lopez nuk u zemërua – tha vetëm: “Në rregull, asnjë problem” dhe u largua. Më pas, punonjësit e butikës i afruan, i kërkuan falje dhe e ftuan të rikthehej, por ajo refuzoi.
Gazetarët amerikanë kontakatuan menaxherin e Lopezit për këtë incident, por nuk morën përgjigje. Ende nuk dihet pse nuk e lejuan të hynte brenda. Në vend të Chanelit, ajo bëri pazar në dyqane të tjera luksoze si Celine dhe Beymen.
Lopez dha koncert në Stamboll më 5 gusht si pjesë e turneut “Up All Night”. Fundin e korrikut festoi 56-vjetorin e lindjes në Antalia, dhe postoi pamje nga festimet në rrjetet sociale.
Turneun e mbyll më 10 gusht me një koncert në Almaty të Kazakistanit.