Vuçiqi alarmohet pasi Siria njohu Kosovën shtet të pavarur e sovran

Njohja e Kosovës shtet i pavarur e sovran nga Siria, ka alarmuar Aleksandar Vuçiqin.

Pafuqia e tij bënë që të jep deklarata se Siria është nën ndikim të madh të Turqisë dhe ky vendim ishte i pritur.

Ngushëllim mundohet të gjejë tek e kallumja kur në pushtet ishte Bashar Al Assad, e që sipas tij ai kishte qëndrim të pavarur e të lirë.

“Lajmi i pritur është njohja nga Siria. Ishte e qartë sa shumë kishte rëndësi qëndrimi i pavarur dhe i lirë i Bashar al-Asadit sa kohë që ai ishte në pushtet. Është e qartë se kur dikush vjen në pushtet që është nën ndikimin e madh të njërit prej vendeve kryesore në rajon, siç është Turqia, nuk është e pavend të theksohet se kjo ishte e pritshme”, ka thënë Vuçiq sot për gazetarët.

Kategoritë
LajmeRajoni