Presidenti serb Vuçiq është deklaruar nga Budapesti, aty ku u prit nga kryeministri hungarez Orban.
Vuçiq, krahas pamjeve të publikuara nga Budapesti, thotë se ka përgëzuar Orban që “Hungaria do të presë një nga takimet më të rëndësishme midis dy liderëve botërorë në historinë e kohëve të fundit”.
Ndër të tjera, Vuçiq ka pohuar se marrëdhëniet Hungari-Serbi janë “të jashtëzakonshme”.
“Biseduam për pozicionimin strategjik të Serbisë dhe Hungarisë, një përgjigje të përbashkët ndaj sfidave në rajon dhe sigurimin e stabilitetit afatgjatë në fushat e energjisë dhe ekonomisë”, ka shtuar ai në postimin e publikuar në Facebook.