Vrasja e gjyqtarit në Tiranë, identifikohen babë e bir që u plagosën në gjykatë

Dy të plagosurit në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku mbeti i vrarë gjyqtari Astrit Kalaja, janë Rakip dhe Ervis Kurtaj, që po mjekohen në spitalin e Traumës dhe jashtë rrezikut për jetën sipas informacioneve nga spitali.

Ata kanë qenë palë në proces me familjen e Gjon Shkambit, e cila pretendonte pronësinë e ish-shkollës së rezervave në Shkodër dhe kërkonte lirimin e ambienteve nga 31 familjet.

Dy prej personave në konflikt pronësie ishin pikërisht babë dhe bir, që rezulton se e kanë fituar gjyqin kundër Përmbarimit në Shkodër në shkallën e parë, duke bllokuar lirimin e banesave në favor të Shkambit.

Procesi ka zgjatur nga 2023-2024 he aktualisht dosja ishte në Apel. Por duket se në humbje e sipër të procesit, Elvis Shkambi ka përdorur armën në shenjë hakmarrjeje.

Elvis Shkambi, autori i dyshuar, i shoqëruar në polici aktualisht si i dyshuar dhe iu sekuestrua arma.

Kategoritë
LajmeRajoni