Ka votuar kryeministri në detyrë Albin Kurti. Pas votimit ai u bëri thirrje qytetarëve pa dallim që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.
“Sot është një ditë shumë e rëndësishme. Votojmë për të vendosur për katër vitet te ardhshme në komunat tona. Përveçse qytetarët e Kosovës jemi edhe banor të komunave, prandaj ftojë të gjithë qytetarët pa dallim që ta përdorin mundësinë, ta shfrytëzojnë të drejtën e të bëhen hisedar në zgjidhjen e problemeve që kanë për të plotësuar nevojat e tyre. Gëzuar” tha Kurti, Ai adresimin para mediave e bëri edhe në gjuhën serbe e në gjuhën angzele.