Dega e Vetëvendosjes në Gjakovë i ka bërë ftesë publikë LDK-së për koalicion qeverisë në këtë komunë. Ftesën publike e ka bërë, kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Komunës së Gjakovës, Ardian Gola.
“Koha po dëshmon se qeverisja në Gjakovë është shndërruar në sistem të ngurtë që për vite të tëra ndan privilegje në vend të mundësive, duke iu shërbyer interesave të ngushte konjukturalë dhe duke e pamundësuar frymën e meritokraciës”, thuhet mes tjerash në letër.
Mes tjerash thuhet se “Le të bëjmë këtë hap si dy forca që ndahen në shumëçka, por bashkohen në një gjë thelbësore: kthimin e Gjakovës në duart të qytetarëve të saj”




















