“Vetëm 986 kamionë me ndihma kanë mbërritur në Rripin e Gazës që nga armëpushimi më 10 tetor”

“Pas armëpushimit, numri i kamionëve të ngarkuar me ndihmë humanitare që mbërritur në Gaza ka mbetur i kufizuar me 986 kamionë, ndërkohë që deri më 20 tetor 2025 duhej të kishin mbërritur 6.600 kamionë me ndihma”, thuhet në deklaratë

Qeveria në Gaza ka njoftuar se vetëm 986 kamionë me ndihmë humanitare kanë hyrë në Rripin e Gazës që nga armëpushimi midis Hamasit dhe Izraelit më 10 tetor e deri më tani, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim të bërë nga zyra e medias e Qeverisë së Gazës u dha informacion në lidhje me ndihmën humanitare që ka mbërritur pas armëpushimit dhe marrëveshjes së shkëmbimit të pengjeve në Rripin e Gazës, të cilin Izraeli e ka bombarduar duke e mbajtur nën bllokadë për dy vjet.

Deklarata vuri në dukje se një total prej 986 kamionësh me ndihmë humanitare, duke përfshirë 14 kamionë me bombola gazi dhe 28 karburant, kanë arritur në Rripin e Gazës që nga hyrja në fuqi e armëpushimit.

“Pas armëpushimit, numri i kamionëve të ngarkuar me ndihmë humanitare që mbërritur në Gaza ka mbetur i kufizuar me 986 kamionë, ndërkohë që deri më 20 tetor 2025 duhej të kishin mbërritur 6.600 kamionë me ndihmë humanitare” thuhet në deklaratë.

Që nga marrëveshja e armëpushimit dhe shkëmbimit të pengjeve midis Hamasit dhe Izraelit në Rripin e Gazës kanë mbërritur çdo ditë mesatarisht 89 kamionë me ndihmë humanitare, njoftohet në deklaratën ku gjithashtu theksohet se ky numër duhet të kishte qenë 600 kamionë çdo ditë, sipas marrëveshjes së armëpushimit.

Ndër të tjera në deklaratë tërhiqet vëmendja se Izraeli vazhdon përpjekjet e tij për imponimin e urisë për mbi 2.4 milionë palestinezët në Rripin e Gazës dhe se Gaza ka nevojë për 600 kamionë me ndihmë humanitare çdo ditë, të ngarkuar me ushqim, ilaçe dhe karburant.

– Armëpushimi në Gaza dhe marrëveshja për shkëmbimin e pengjeve

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi më 9 tetor se Izraeli dhe Hamasi kishin miratuar fazën e parë të planit të armëpushimit në Gaza gjatë negociatave që po zhvilloheshin në Egjipt.

Marrëveshja, e nënshkruar në Egjipt ku u zhvilluan negociatat, u zbatua më 10 tetor me miratimin e qeverisë izraelite.

Pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit të arritur në Rripin e Gazës, ushtria izraelite vazhdon sulmet e saj ndaj palestinezëve për arsye të ndryshme.

Sipas marrëveshjes së armëpushimit të arritur midis Izraelit dhe Hamasit, Izraeli është i detyruar të lejojë çdo ditë 600 kamionë që transportojnë ndihmë humanitare në Gaza.

Por burimet palestineze, tregojnë se numri i kamionëve me ndihmë që hyjnë është shumë më i ulët se kjo shifër.

Kategoritë
BotaLajme