

Familja e tij, përmes një njoftimi në rrjete sociale, bëri të ditur lajmin e hidhur:
“Me zemër të rënduar ndajmë lajmin për largimin e papritur të të dashurit tonë Çak Noris, dje në mëngjes. Edhe pse dëshirojmë që rrethanat t’i mbajmë private, ju lutemi të dini se ai ishte i rrethuar nga familja dhe ishte në paqe”, thuhet në fillim të njoftimit.
“Për botën, ai ishte mjeshtër i arteve marciale, aktor dhe simbol i forcës. Për ne, ai ishte një bashkëshort i përkushtuar, baba dhe gjysh i dashur, një vëlla i jashtëzakonshëm dhe zemra e familjes sonë.”