Vdes Marge Simpson: Skena që la pa fjalë miliona shikues

Në finalen e sezonit të 36-të të serialit legjendar “The Simpsons”, u zbulua se Marge Simpson ka ndërruar jetë, duke tronditur shikuesit dhe shpërthyer rrjetet sociale me reagime emocionale.

Episodi që theu zemra

Episodi i titulluar “Estranger Things” fokusohet në marrëdhënien në ftohje mes Bartit dhe Lisës, të cilët largohen nga njëri-tjetri pasi nuk shikojnë më emisionin e fëmijëve “The Itchy & Scratchy Show”.

Marge shqetësohet se fëmijët e saj do të humbasin lidhjen mes tyre – dhe, siç zbulohet 35 vite më vonë, ajo kishte të drejtë. Pas vdekjes së saj, Lisa e vendos Homerin në një shtëpi pleqsh, që Bart e drejton ilegalisht.

Një skenë e shkurtër e varrimit të Marge tregon Homerin duke qarë pranë varrit të saj, i rrethuar nga anëtarët e familjes. Ndërkohë, Shërbimi për Mbrojtjen e të Moshuarve përpiqet ta dërgojë Homerin në Florida, por e tronditur, Lisa gjen një regjistrim të vjetër të Marges, ku ajo u thotë Bartit dhe Lisës që të kujdesen për njëri-tjetrin.

Emocionet kulmojnë

Të frymëzuar nga mesazhi i nënës së tyre, Lisa dhe Bart pajtohen dhe arrijnë të shpëtojnë Homerin. Të tre rikthehen në shtëpi dhe shikojnë së bashku një episod të ri të “The Itchy & Scratchy Show”.

Në fund, Marge shfaqet nga parajsa, duke i parë dhe thënë me lot në sy:

“Jam kaq e lumtur që fëmijët e mi janë bashkuar përsëri.”

Reagimet shpërthejnë në rrjet

Skena ngjalli emocione të fuqishme në rrjetet sociale. Komentet e ndjekësve përfshijnë:

  • “Nuk mund të besoj që vendosën ta bëjnë këtë.”
  • “Askush nuk e priste – jam në shok.”
  • “Marge ishte zemra e familjes… kjo më theu.”

Pas më shumë se tri dekadash në ekran, vdekja e Marges shënon një moment historik dhe emocional në një nga serialet më të gjata dhe më të dashura në televizionin amerikan.

Kategoritë
KurioziteteTë ndryshme