Vajza e Hulk Hoganit Brooke Hogan zbulon pse mungoi në varrimin e babait të saj

Brooke Hogan, e bija e legjendës së wrestlingut Hulk Hogan, foli për herë të parë publikisht për arsyet pse nuk mori pjesë në ceremoni në nder të babait të saj.

Hulk Hogan ndërroi jetë më 24 korrik në shtëpinë e tij në Florida, në moshën 71-vjeçare. Varrimi privat u zhvillua më 5 gusht në Clearwater, ku ishin të pranishëm djali i tij Nick, ish-bashkëshortja Linda Hogan dhe bashkëshortja e fundit Sky Daily. Megjithatë, Brooke mungoi.

Në një postim në Instagram, Brooke shpjegoi se babai i saj e urrente varrimin tradicional dhe kurrë nuk dëshironte një ceremoni formale.

“Edhe pse vlerësoj të gjithë ata që i bënë nderime, unë vendosa ta përcjell në mënyrën time personale dhe të sinqertë. Në heshtje, aty ku ndihesha më pranë tij – në plazh.”

Me fotografi së bashku me bashkëshortin Steven Oleksy dhe binjakët e tyre, ajo shtoi:

“E vetmja gjë që mungonte ishte karrigia e tij moderne e plazhit, për të parë valët dhe perëndimin e diellit. Morëm fëmijët tanë dhe i zhytëm në të njëjtën ujë të kripur që ai e donte.”

Brooke rikujtoi fëmijërinë e saj:

“Çdo valë, çdo grimcë rëre më kujtonte se isha ‘beba e tij e detit’. Shpresoj se tani është në paqe dhe e di sa shumë e dua.”

Në një tjetër postim kushtuar babait, ajo shkroi:

“Jam krenare që jam bija jote. Faleminderit që më zgjodhe në këtë jetë. Lidhja jonë është e përjetshme.”

Për sa i përket memorialit ku ajo nuk ishte e ftuar, Brooke tha prerë:

“Për të gjithë ata që janë mërzitur pse nuk isha atje – as që më ftuan.”

Edhe pse pranoi se dy vitet e fundit marrëdhënia e saj me babanë kishte qenë më e distancuar, ajo theksoi se nuk kishte pasur grindje të mëdha apo prishje të marrëdhënies.

“Vetëm u tërhoqa për të mbrojtur zemrën time. Kurrë nuk kemi pasur zënka. Kurrë nuk pati dramë të madhe.”

Kujtojmë se Brooke vendosi të mos përfshihet në testamentin e babait dhe nuk mori pjesë nga pasuria e tij, e cila vlerësohet rreth 25 milionë dollarë.

Kategoritë
Të ndryshme