Ushtria izraelite shkatërron me eksploziv shtëpinë e një palestinezi në Kuds

Forcat izraelite ndëshkojnë palestinezët e akuzuar për kryerjen e sulmeve jo vetëm me paraburgim dhe burgim, por edhe me prishjen e shtëpive të tyre

Ushtria izraelite shkatërroi shtëpinë e një palestinezi duke përdorur eksploziv, në lagjen Qatanna të Kudsit mëngjesin e sotëm, raporton Anadolu.

Shtëpia që i përkiste familjes së palestinezit Mohammed Bassam Taha, i cili u akuzua për përfshirje në një sulm të armatosur në Kuds muajin e kaluar, u shkatërrua nga ushtria izraelite.

Forcat izraelite ndëshkojnë palestinezët e akuzuar për kryerjen e sulmeve jo vetëm me paraburgim dhe burgim, por edhe me prishjen e shtëpive të tyre.

Kategoritë
BotaLajme