Mediat lokale raportojnë se automjetet e ushtrisë, përfshirë buldozerin dhe 2 tanket, përparojnë në fshatrat e Quneitrës
Forcat e ushtrisë izraelite hynë në periferi të Quneitra-s në Sirinë jugore, transmeton Anadolu.
Televizioni shtetëror sirian Al-Ikhbariya raportoi se forcat izraelite përparuan në fshatin Al-Owainia në Quneitra-n veriore dhe bastisën dy shtëpi.
Një njësi tjetër izraelite e përbërë nga tetë automjete ushtarake, përfshirë një buldozer dhe dy tanke, përparoi drejt vendbanimit Samadaniyah dhe u stacionua për disa orë në zonë përpara se të tërhiqej.
Nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga ushtria izraelite mbi lajmin.
Në muajt e fundit, ushtria izraelite ka organizuar disa bastisje ndërkufitare në provincat jugore të Sirisë, përfshirë Quneitra-n, pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për ndalimin e shkeljeve të sovranitetit të Sirisë.
Pas rënies së regjimit të Bashar al-Assadit në fund të vitit 2024, Izraeli zgjeroi pushtimin e Lartësive të Golanit në Siri duke pushtuar zonën e demilitarizuar tampon, një veprim që shkeli Marrëveshjen e Çlirimit të vitit 1974 me Sirinë.