Ushtarët izraelitë vranë një palestinez 15-vjeçar

Ushtarët izraelitë vranë një palestinez 15-vjeçar

Ushtarët izraelitë vranë një djalë 15-vjeçar palestinez të martën mbrëma, teksa po përpiqej të kryente një sulm me thikë pranë qytetit jugor të Hebronit në Bregun Perëndimor, thanë burimet palestineze dhe izraelite.

Ministria palestineze e Shëndetësisë tha në një deklaratë se Shërbimi Palestinez i Ndërlidhjes (zyra e koordinimit të sigurisë) me Izraelin e informoi atë se Mohammed Al-Za’arir u vra nga ushtarët izraelitë pranë fshatit Al-Samou afër atij qyteti.

Burimet palestineze të sigurisë thanë se forcat e ushtrisë izraelite penguan një ambulancë palestineze të arrinte në trupin e djalit.

Radio Izraeli raportoi se incidenti ndodhi kur një oficer i ushtrisë izraelite ndaloi në një stacion autobusi për të kontrolluar një të dyshuar palestinez, i cili mbante një thikë dhe u përpoq ta sulmonte. Një tjetër ushtar izraelit në zonë hapi zjarr dhe vrau të dyshuarin.

Al-Za’arir është palestinezi i dytë i vrarë nga ushtarët izraelitë gjatë ditës në Bregun Perëndimor, raporton Xinhua.

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova