Administrata Ushtarake e Qytetit Kherson raportoi se forcat ruse goditën lagjen Korabelnyi duke përdorur dronë të tipit Shahed të prodhuar në Iran
Tre persona u plagosën në një sulm me dronë gjatë natës në qytetin Kherson, Ukrainë, thanë autoritetet lokale, transmeton Anadolu.
Administrata Ushtarake e Qytetit Kherson raportoi se forcat ruse goditën lagjen Korabelnyi duke përdorur dronë të tipit Shahed të prodhuar në Iran.
“Një grua 70-vjeçare dhe dy burra të moshës 53 dhe 76-vjeç u dërguan në spital me lëndime nga shpërthimi, tronditje të trurit dhe plagë nga shrapnelët”, tha administrata në një deklaratë në Telegram.
Të tre viktimat po marrin trajtim mjekësor.
Khersoni, i çliruar nga forcat ukrainase në nëntor 2022, vazhdon të përballet me granatime dhe sulme të shpeshta me dronë nga pozicionet ruse përtej lumit Dnieper.