Turqia zbulon dronin e ri kamikaz, i aftë për manovra të rrezikshme
SHPÉRNDAJE
29/11/2025
Në industrinë turke të mbrojtjes po shtohen mjete dhe koncepte të reja në fushën e dronëve dhe përdorimeve të tyre.
SkyDagger, kompani që nisi vitin e kaluar prodhimin e dronëve kamikazë FPV – të cilët përdoren me syze ose ekran, duke dhënë ndjesinë sikur fluturon nga brenda dronit – ka krijuar një familje produktesh me madhësi të ndryshme dhe tani ka zgjeruar gamën duke shtuar edhe një zgjidhje me krahë fiks.
Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë së mbrojtjes Baykar, Haluk Bayraktar, në një postim në platformën NSosyal, prezantoi dronin e ri kamikaz të Turqisë, SKYDAGGER TOYCA 05.