Turqia deri më tani ka marrë 2.8 milionë doza të vaksinës, e cila u zhvillua nga emigrantët turq të gjeneratës së dytë në Gjermani
Dozat e para të vaksinës Pfizer-BioNTech u administruan në kryeqytetin e Turqisë, Ankara
Turqia deri më tani ka marrë 2.8 milionë doza të vaksinës, e cila u zhvillua nga emigrantët turq të gjeneratës së dytë në Gjermani.
Gjithsej është vendosur të arrijnë 4.5 milionë doza në javët e ardhshme, u tha të martën ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca gazetarëve në Parlament.
Personat të cilët kanë pasur takime për vaksinën kundër COVID-19 në Spitalin e Qytetit të Ankarasë, iu kërkua preferenca e tyre midis vaksinave Pfizer-BioNTech dhe CoronaVac të Kinës.
Nuk ka efekte anësore të raportuara nga personat që vendosën të marrin vaksinën Pfizer-BioNTech.
Adem Ozsoy, një shtetas turk, tha se është i lumtur që ka marrë dozën e tij të parë të vaksinës.
Senol Bulcan, një tjetër që mori vaksinën, u bëri thirrje qytetarëve të regjistrohen për vaksina dhe tha se priste me padurim të shihte fundin e pandemisë.
Qytetarët në Turqi mund të caktojnë takime për vaksinat përmes telefonit, online dhe përmes një aplikacioni celular.