Donald Trump falënderoi Iranin pasi ky vend vendosi të mbajë të hapur Ngushticën e Hormuzit.
Pas muajsh tensionesh që mbajtën në ankth Lindjen e Mesme dhe botën, po vazhdojnë të vijnë sinjale pozitive lidhur me konfliktin Iran–SHBA–Izrael.
Irani: “Hormuzi është plotësisht i hapur”
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, njoftoi se, pas armëpushimit në Liban, kalimi i të gjitha anijeve tregtare përmes Ngushticës së Hormuzit është plotësisht i lejuar gjatë periudhës së mbetur të armëpushimit, sipas rrugëve të koordinuara të shpallura nga autoritetet iraniane.
Falënderim nga Trump
Donald Trump reagoi në rrjetet sociale duke e mirëpritur vendimin e Iranit dhe duke e falënderuar:
“Irani sapo njoftoi se Ngushtica e Hormuzit është plotësisht e hapur dhe gati për kalim të lirë. Faleminderit!”










