Trajneri Sylvinho ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e muajit tetor, sfidën kualifikuese të Kupës së Botës kundër Serbisë dhe miqësoren ndaj Jordanisë.
Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë në Futboll, Sylvio Mendes Campos Junior, ka deklaruar se ndeshja ndaj Serbisë do të jetë një ndeshje e fortë dhe e vështirë, raporton Anadolu.
Trajneri Sylvinho ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e muajit tetor, sfidën kualifikuese të Kupës së Botës kundër Serbisë dhe miqësoren ndaj Jordanisë.
Në një konferencë për mediat, Sylvinho u shpreh se këtë radhë kanë grumbulluar 25 lojtarë dhe se beson shumë tek ekipi.
“Unë besoj tek lojtarët që kemi grumbulluar. Është një moment shumë i rëndësishëm i këtij rrugëtimi kualifikues dhe jam shumë i kënaqur me listën e grumbulluar. Do të jetë një ndeshje e fortë (ndaj Serbisë) dhe e vështirë për të dyja skuadrat”, tha Sylvinho.
Ai tha se ndeshja me Serbinë është një ndeshje e rëndësishme për të ecur drejt objektivit për të shkruar në Botëror.
“Nuk është ndeshja definitive, sepse janë dhe ndeshje të tjera për ta përfunduar këtë rrugëtim të kualifikueseve dhe kjo është kryesorja momentalisht”, shtoi ai.
Trajneri i kuqezinjve tha se duhet të jenë shumë të përqendruar për të marrë fitoren dhe shtoi se “jemi 100 për qind të përqendruar tek Serbia dhe do japim maksimumin”.
Lojtarët e grumbulluar janë portierët Thomas Strakosha, Mario Dajsinani dhe Simon Simoni, mbrojtësit Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Ardian Ismajli, Enea Mihaj, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti dhe Klisman Cake.
Mesfushorë janë thirrur Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha dhe Jasir Asani, si dhe sulmues Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj dhe Mirlind Daku
Në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Botërorit 2026, Shqipëria është në grupin K, së bashku me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën. Ndeshja Serbi – Shqipëri do të luhet më 11 tetor në Leskovac, ndërsa miqësorja Shqipëri – Jordani do të zhvillohet më 14 tetor në Tiranë.