Palestinezët u rreshtuan në një konvoj të gjatë automjetesh përgjatë rrugës al-Rashid, teksa vazhdojnë të kthehen në shtëpitë e tyre në Gazën veriore pas marrëveshjes së armëpushimit, raporton Anadolu.
Dje, Izraeli njoftoi se marrëveshja e armëpushimit hyri në fuqi në mesditë (09:00 GMT).
Ushtria izraelite tha se marrëveshja e armëpushimit hyri në fuqi në orën 12 me kohën lokale të Izraelit dhe duke filuar nga kjo kohë “forcat e ushtrisë zunë pozicione në linjat e reja të vendosjes operative bazuar në marrëveshjen e armëpushimit dhe kthimin e pengjeve”.
Dje, ushtria izraelite filloi tërheqjen graduale të trupave nga Rripi i Gazës dhe do të përfundojë tërheqjen e saj në vendet e përcaktuar në planin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës brenda 24 orëve.
Të enjten në mëngjes, Trump njoftoi se Izraeli dhe grupi palestinez Hamas kishin arritur një marrëveshje mbi fazën e parë të planit të tij të armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve.
Marrëveshja erdhi pas katër ditësh negociatash indirekte midis dy palëve në qytetin Sharm el-Sheikh, me pjesëmarrjen e delegacioneve nga Turqia, Egjipti dhe Katari nën mbikëqyrjen e SHBA-së.
Që nga tetori i vitit 2023, sulmet izraelite kanë vrarë në Gaza të paktën 67.200 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, si dhe e kanë kthyer enklavën praktikisht në të pabanueshme.